“Kthesa” për Belerin/ Mediat greke: Mund të jetë kandidat për zgjedhjet në Parlamentin Europian

Partia “Demokracia e re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka bërë gati listën e kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian, ku mediat greke shkruajnë se është lënë e haPur mundësia që pjesë e saj të jetë edhe kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Siç raporton televizioni “SKAI” të afërm të Belerit kanë konfirmuar kontaktet me “Demokracia e re” dhe kanë arritur në përfundimin se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë. Të martën e 19 marsit mund të ketë një kthesë në procesin gjyqësor të Belerit që tashmë është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet burg.

“Ne kemi shprehur rezervat tona më të forta për faktin se ai nuk u lejua të bënte betimin dhe nëse ishte një proces i drejtë. Ne do të këmbëngulim, nuk ka vendim përfundimtar, por një vendim të shkallës së parë. Mënyra se si Shqipëria e menaxhoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet me Greqinë”, tha kryeministri grek.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 15 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Ministri i Shtetit, Makis Voridis deklaroi më 6 mars se pas dënimit të Fredi Belerit nga drejtësia shqiptare, qeveria greke do të ashpërsojë qëndrimin ndaj Shqipërisë dhe do të vërë veton për anëtarësimin e saj në BE. Ai tha se në Shqipëri ekziston qartë një çështje e shtetit ligjor.

Siç theksoi ai, qeveria greke e ka ngritur këtë çështje edhe në nivel europian dhe ka bërë të ditur se vendimi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e shtyn Greqinë të ushtrojë veton për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Arrestimi i Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme vendosi më 5 mars dënimin me dy vite burg për të. Beleri është shpallur fajtor për ‘korrupsion aktiv’ në zgjedhjet lokale të 2023-it. Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u kthye në arenë përplasjesh mes Tiranës dhe Athinës. Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us