Kthesë e papritur e motit, parashikimi për nesër

Ditën e enjte vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje dhe relativisht intensive me shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

në zonat malore 10 deri 24°C

në zonat e ulëta 12 deri 29°C

në zonat bregdetare 16 deri 27°C

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us