“Këta gjyqtarë duhet të ikin“. Ishte kjo deklarata e fortë e miliarderit Elon Musk duke dalë kështu në mbrojtje të qeverisë Meloni. Elon Musk sulmoi përmes një postimi në X gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës, të cilët anuluan ditën e djeshme ndalimin e 7 emigrantëve të transferuar në Shqipëri, duke i referuar ata Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Nuk është hera e parë që miliarderi afrikano-jugor, i cili ishte edhe drejtor i fushatës elektorale të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, flet për çështjet e migracionit, në Itali dhe më gjerë.
Mbështetja për të djathtën e Melonit dhe aleatëve të saj nuk është thjesht virtuale. I ftuar dhjetorin e kaluar në festën Atreju, klubi i të rinjve të Fratelli d’Italia, Musk u shfaq me një nga njëmbëdhjetë fëmijët e tij në krahë për të ftuar “italianët dhe vendet e tjera të industrializuara të kenë fëmijë” përndryshe kultura e Italisë, Japonisë, apo Francës do të zhduken”, duke nënvizuar se rënia e natalitetit nuk mund të zgjidhet me emigrantë.