Ku po shkon “call center”? Përgjysmohet numri i të punësuarve, shkak edhe SPAK

“Call Center”, oaza më e madhe e punësimeve për të rinjtë shqiptarë në dekadën e fundit po tkurrjet. Nga gati 25 mijë të punësuar në këtë sektor në 2015-n, numri operatorë telefonikë ka rënë nën 11 mijë këtë vit.

“Ka gjithmonë e më pak të rinj që duan të punojnë në këtë sektor. Mos harrojmë se pjesa më e  madhe e tregut është e përqendruar në Itali. Italisht-folësit sa po vjen e po rrallohen. Kjo për shkak të brezave të rinj 18-20 vjeçar që nuk njohin këtë gjuhë,” shprehet Tonin Preçi, kryetari i Sindikatës Kombëtare së Qendrave të Kontaktit.

Ndryshimi i tipologjisë së aktivitetit, nga shitje apo shërbim klienti drejt bursave dhe skemave të tjera mashtruese, përpjeke të cilat janë zbuluar nga SPAK janë një tjetër arsye e rrudhjes së këtij sektori. Numri i kompanive që operojnë si qendra të thirrjeve telefonike nga rënë në 508 nga 848 në 2015-n.

“Ka ndikuar në prishjen e imazhit të sektorit. Por dua t’u them të rinjve që të mos bëhen pjesë e këtyre skemave mashtruese pasi do të përzihen në aktivitete kriminale.”

Megjithatë shumë të rinj e vijojnë t’i cilësojnë “Call Center” si vendet e vetme të punës që gjenden lirshëm dhe mund të punosh me orare të reduktuara për të fituar një rrogë minimale, krah shkollimit.

Lajme të tjera |  Atentati në Tiranë/ Po udhëtonte paralelisht me “G-Class-in” e sulmuar, makina e qytetarit u prek nga plumbat

Sektori call center mori zhvillim pas vitit 2010, pasi kompanitë italiane e transferuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohuritë e gjuhëve të huaja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us