Kualifikimi vendoset në “Arenën e Demave”, Partizani ndalet në barazim ndaj Kalju

Partizani nuk ka mundur dot të shkojë në më shumë se në barazim mbrëmjen e sotme në Estoni. “Demat e Kuq” kanë barazuar ndaj Kaljus me rezultatin 1-1 në sfidën e parë kualifikuese.

Të parët që kaluan në avantazh sot në Estoni ishin vendasit në fillimin e pjesës së dytë. Falë një goli të realizuar nga Mannilaan në minutën e 47-të, Kalju kaloi në avantazh ndaj Partizanit.

Por nuk vonoi shumë dhe të kuqtë e kryeqytetit gjetën barazimit falë rrjetës së prekur nga Xhuliano Skuka. Takimi i parë u mbyll në barazim. Partizani do të presë pas një jave sërish estonezët, por në “Arenën e Demave”.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Vlerësohet plot 500 mijë euro, mesfushori lider gati të largohet nga Egnatia për aventurën belge

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us