“Kujdes kur tradhtoni”- Avokatja: Policia do hetojë edhe lidhjet jashtë Shqipërisë

Avokatja Dorina Prethi është shprehur se me ligjin e ri që pritet të hyjë në fuqi, Policia do të hetojë edhe marrëdhëniet e paligjshme jashtë territorit të Shqipërisë.

Komentet Prethi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se është lehtësisht e vërtetueshme që Policia të zbulojë tradhëtitë bashkëshortore edhe jashtë vendit.

Ajo shtoi se personat që do të dënohen, do e kryejnë dënimin në Shqipëri, pavarësisht se ku ndodhen.

“Mendoj që ligjet të paktën mbrojnë fuqishëm këto skandalet e mëdha, të paktën të na lënë pa skandale. Një tjetër çështje që prek është edhe emigracioni.

Sa emigrantë ke që vazhdojnë lidhje dhe kjo e parashikon që ky ligj do të prekë edhe personat që njërën lidhje e kanë jashtë territorit të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  'Ethet' e Shqipëri-Serbi! Serbët me kuzhinierin me vete në Tiranë, Policia ‘blindon’ kryeqytetin

Është lehtësisht e vërtetueshme, sepse sot ke të dhënat bankare, adresën e shtëpisë, etj. Nuk është e vështirë për t’u zbuluar. Ideja është këtu, që ne nuk e lejojmë… Ai thirret dhe dënimi realizohet këtu”, tha avokatja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us