Në seancën gjyqësore të kësaj të hënë ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Agron Kuliçaj. Ai ka zbuluar pas 15 vitesh letrën e Luftar Reçit, i cili i ka folur për ngjarjet e rënda dhe vrasjet në Tiranë dhe Durrës.
Sakaq, Kuliçaj ka deklaruar se pas letrën ka pasur kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti.
“2008 Luftar Reçi më është drejtuar me një letër ku fliste për disa ngjarje të rënda në Dibër si trafik armësh dhe vrasjesh në Tiranë dhe Durrës.
Pas letrës kam marrë kontakt me të në burg bashkë me dy drejtorët Tonin Vocaj dhe Arjan Kurti. Nuk e kam intervistuar unë, sepse se kisha detyrë funksionale.
Për rastin u informua prokurorja e përgjithshme Ina Rama. Dhe çështja u kalua në Prokurorinë për Krime të Rënda”, tha Kuliçaj
I pyetur nga Shullazi nëse e përmendte emrin e tij në letër në lidhje me vrasjen e Vajdin Lamaj, Kuliçaj u përgjigj: ‘Po e përmendte’.