Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: UNESCO ka ndaluar ndërtimet

Një projekt nga biznesmeni Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi me kulla 12-katëshe pranë zonës së mbrojtur të parkut të Drilonit në Pogradec ka ngjallur reagime. Këshilltari bashkiak i Pogradecit, Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

REAGIMI:

1.Nuk mund të ketë pyje dhe kulla bashkë, beton dhe park. O njëren o tjetrën! UNESCO n’a i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.
2. Transparenca dhe konsultimi me banorët për transformimin e kësaj zone ka qenë zero dhe në Njësinë Adminsitrative.
3. Turistëve nuk mund t’i shesim vetëm gasoniere dhe beton, ata vijnë për habitatin, natyrën, qetësinë, liqenin, pulëbardhat dhe ajrin e pastër. Nëse këto i vrasim me beton, automatikisht kemi vrarë edhe turizmin e zonës.
Meqënëse jemi edhe në periudhë zgjedhore, ftoj të gjithe kandidatët për deputet të Pogradecit pa dallim të forcës politike, të bashkohen në betejën për të ndalur pyllin e betonit. Nesër do të jetë vonë për të gjithë!

Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon! Këshilltari bashkiak i

POSTIMI

Firma “Kontakt” e zotëruar nga Bektashi synon të ndërtojë shumë pranë zonës së mbrojtur të Drilonit në Pogradec. Koompania madje ka nisur të reklamojë projektin “Pyjet e Drilonit” që do të ngrihet në Tushemisht. Sipas projektit, në këtë zonë do të ndërtohet një kompleks i madh me tre kulla të larta dhe disa të tjera më të ulëta që do të kenë njësi banimi dhe shërbimi. Biznesmeni Fatmir Bektashi është në akuzë për dy vepra penale “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash” në dosjen “Partizani” dhe në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj

Lajme të tjera |  “Nuredin Seci ka ç’aktivizuar kontaktet”/ Kompania amerikane flet për AP: Po lobojmë për non-gratën e Berishës!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us