Kundër Tiranës si një finale, Skënderbeu fton të gjithë tifozët në stadium me hyrjen falas në Tribunën C

Skënderbeu arriti të mposhtë Laçin në transfertë javën e fundit, ndërsa ditën e nesërme ka një tjetër ndeshje direkte ndaj Tiranës. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm klubi korçar ka bërë një njoftim të rëndësishëm në faqen e tyre zyrtare.

“Ujqërit e dëborës” kërkojnë mbështetje të madhe të shtunën në stadiumin e tyre, duke e bërë hysjen falas në Tribunën C për të gjithë tifozët korçarë.

“Ndeshja e rradhës❗️

Skënderbeu – Tirana

⏰ E Shtunë, 12 prill | Ora 15:30

????️ Stadiumi “Skënderbeu”

Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunën C hyrja do të jetë pa pagesë ndërsa në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do të jetë me bileta.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Marash Kumbulla i pandalshëm në La Liga, shënon golin e radhës për ekipin e Espanyol

Hyrja falas në Tribunën C të stadiumit është mundësuar nga Sponsori ALMECO!

Nesër të gjitha rrugët na çojnë në “Strofull”. Të gjithë së bashku për fitoren e radhës!”, shkruan Skënderbeu.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us