“Kundërshtar i fortë dhe i vështirë”, futbollisti serb tregon miqësinë me Bajramin dhe shqiptarët: Meritojnë respekt

Të premten, më 6 qershor, kombëtarja e Serbisë do të vijë në Tiranë, ku një ditë më vonë pritet të zhvillohet ndeshja e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – e treta për përfaqësuesen tonë.

Në prag të nisjes për në Shqipëri, Uroš Račić, i konsideruar si një ndër të rikthyerit në ekipin kombëtar serb, tregon situatën përpara përballjes, duke qenë se e njeh mirë Shqipërinë, pasi ka luajtur kundër saj, por edhe ka qenë shok skuadre me Nedim Bajramin te Sassuolo, në Itali.

“Unë njoh shumë lojtarë shqiptarë, kam pasur shokë skuadre edhe te Sassuolo. Ata janë një ekip i mirë kombëtar, kundërshtari ynë i madh. Janë një kundërshtar i fortë dhe i vështirë, meritojnë respekt si të gjitha ekipet e tjera. E shoh që mezi presin ndeshjen tonë, njësoj si ne, kështu që gjithçka do të shihet në fushë. Në Kampionatin Evropian, ata lanë një përshtypje të mirë, luftuan, vepruan si një ekip”,shprehet Račić.

Lajme të tjera |  Kosova fiton lehtësisht dhe me rezultat të thellë miqësoren ndaj Armenisë

Ndërkohë, portieri i parë i Serbisë, Predrag Rajković, do të humbasë ndeshjen kundër Shqipërisë në Tiranë. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ka dalë tashmë nga spitali.

Një mungesë e rëndësishme për kundërshtarin tonë, i cili në Tiranë do të vijë me disa mungesa për shkak të problemeve të brendshme që kanë veteranët e kësaj përfaqësuese me trajnerin e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us