Beteja mes Interit dhe Milanit në fushën e lojës mund të mbarojë pas 90 minutave, por jashtë saj asnjëherë. Së fundmi, klubi zikaltër ka provokuar ekipin e qytetit të tij me një postim në faqen zyrtare duke uruar Bolognan.
“Mbrëmë në “Olimpico”, Bologna fitoi Kupën e Italisë të tretë në historinë e saj. Urime nga FC Internazionale Milano për klubin kuqeblu”, shkruajti Interi në faqen zyrtare në “X”.
Nga ana tjetër, Bologna i është përgjigjur zikaltërve me një falenderim dhe me dy zemra të kuqe dhe blu. Një provokim i hapur ky i Interit kundrejt Milanit, pasi këta të fundit humbën finalen e Kupës së Italisë dje.
