Ditën e sotme është hedhur shorti i Kupës së Shqipërisë, për vazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Ekipet ishin të ndara në dy vazo, ku në të parën ishin Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Ndërsa në vazon e dytë ishin 4 skuadrat e tjera, Laçi, Dinamo, Bylis dhe Elbasani.
Bylis do të përballet me Egnatian, ndërsa Vllaznia ka “peshkuar” skuadrën e Elbasanit. Në dy sfidat e tjera Laçi do të përballet me Partizanin dhe Dinamo me Skënderbeun.
Kujtojmë se këto takime do të luhen me sistem vajtje-ardhje dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.