Kupa e Shqipërisë/ Përfundojnë gjysmëfinalet e para, Partizani një hap larg finales

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë. Partizani hodhi një hap të sigurt drejt finales së madhe, pasi mundi Egnatian në transfertë me rezultatin minimal 0-1.

Goli i vetëm i takimit u shënua në fraksionin e dytë me anë të një penalltie nga Albers Keko.

Takimi tjetër, Vllaznia – Dinamo City, në “Loro Boriçi” u mbyll në barazim pa gola 0-0. Gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në të dyja përballjet, dhe ndeshjet e kthimit do të vendosin se cilat ekipe do të sigurojnë finalen e madhe.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Partizanit dhe Egnatias do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 18:00. Po në të njëjtën datë dhe orë, do të luhet edhe sfida Dinamo – Vllaznia, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kupa e Shqipërisë/ Përfundojnë gjysmëfinalet e para,

Kupa e Shqipërisë
Lajme të tjera |  “Nesër na duhet rezultat i mirë dhe të sigurojmë Final Four”, Brdaric: Ndaj Dinamos ndër sfidat më të rëndësishme të sezonit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us