“Kupa si dritare për Europën? Për atë luhet”, Gega para Egnatias: Janë një ekip me kualitet

Takimi i parë i luajtur në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Partizanit, u mbyll me një fitore të “demave të kuq” me shifrat 1-0. Sfida e kthimit gjysmëfinale për Kupën e Shqipërisë do të luhet nesër në mbrëmje në “Arenën e Demave”. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë në konferencë për shtyp për mediat.

“Rezultati arritur në ndeshjen e parë në kupë? Ky rezultat do të thotë që jemi në garë. Kemi arritur një rezultat 1 – 0 po si është një javë nuk është javën tjetër. Egnatia është një ekip i mirë, një ekip me kualitete jemi të vetëdijshëm. Ne vijmë pas një ndeshje me një rezultat jo të mirë dhe gjithsesi nuk mund të punosh me entuziazëm. Jam munduar këto 2 -3 ditë edhe pse koha e ngjeshur të korrigjojmë, analizojmë dhe përmirësojmë gabimet që kemi bërë.

Eshtë e rëndësishme kupa? Unë mendoj se për një klub si Partizani çdo ndeshje duhet të ishte finale kupe. E vetmja mënyrë është ti marrësh ndeshjet një nga një, por tani është fundi dhe nuk ka asnjë lloj shansi apo hapësire. Unë besoj se kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme.

E konsideroni kupën si një dritare pë Europën? Pikërisht për këtë luhet. Luhet për Europën, për imazhin e klubit, për interesat çdo gjë është bashkë. Eshtë një garë për tu vlerësuar, në futboll çdo gjë sot është bërë ekonomi tregu çdo klub pa pikësynimet e veta. Nesër do japim maksimumin kjo është shumë e rëndësishme. Jemi gati për çdo lloj situate.

Në dy ndeshjet në vijim vendoset sezoni. Mund të bëni llogari përsa i përket formacionit? Ne punojmë gjithë javën dhe kur nuk arrin rezultat pozitiv fillon dhe analizon gjërat. Unë edhe para ndeshjes me Bylis kam qenë shumë shumë i kënaqur nga qasja, përshtatja. Ndeshjet janë detaje që ndoshta e prishin çdo gjë që ti e ndërton gjatë javës. Ne në Ballsh i patëm mundësitë tona për tia dalë. Kështu që llogaritë i bëjmë nesër për Egnatian dhe mbas kësaj do të mendojmë për Elbasanin. Kemi ardhur vetë deri në gjysëmfinale dhe besoj se secili ka mënyrën e vet për të luajtur. E rëndësishme është që me këtë grup lojtarësh që ke të ndërtosh një filozofi për 90 minuta dhe ti marrësh më të mirën.

Lajme të tjera |  Dinamo di si fitohet ndaj Vllaznisë, shkodranët për “hakmarrje” ndaj “Bluve”

Ndaj Egnatias keni arritur 2 fitore, prisni një tretë ? Shpresoj. Jo unë është klubi ai që duhet t’ia dali sepse kanë arritur deri këtu. Unë nuk luaj, unë mundohem të drejtoj ndeshjen. Patjetër që ne kemi mangësitë tona ndryshe nuk do ishim në këtë situatë jo të gjysëmfinales por të kampionatit. Por kemi të gjjthë mundësitë, luajmë në fushën tonë, kemi mbështetjen tonë dhe do bëjmë maksimumin. Mbas humbjes së derbit ne reaguam shumë mirë ndaj ekipit kampion dhe besoj se bëmë çdo gjë që ne kishim planifikuar. Për nesër kemi mungesa. Buxhelaj ka pësuar një lëndim shpresoj ta kaloj sa më shpejt. Rikthehet Keko por edhe Domgjoni. Kemi edhe ne problemet tona por nuk duhet ti nxjerrim si shkak për justifikim. Ai që do të jetë pjesë e 11- es duhet të japi 100%.

Lajme të tjera |  “Ndeshje speciale”, Thomas Brdaric: Shpresoj të jemi në një ditë të mirë, Daja një trajner me eksperiencë

Çfarë Egnatia prisni nesër? Unë nuk mund të flas për Egnatian. Egnatia duhet të luaj ashtu siç luajti herën tjeter. Nuk mund as ti gjykosh dhe as ti kërkosh diçka apo të presësh diçka nga Egnatia. Egnatia ka pikësynimet e veta. Ndryshe mund të luaj me Elbasanin, ndryshe me Partizanin është problemi tyre. Mendoj të fokusohemi te vetja jonë si do të përballemi . Egnatia ka filozofinë e vet, kanë pikësynimet e veta , interesat e veta në kuptimin e aktivizimit të lojtarëve. Deri sa ata kanë ardhur deri në gjysëmfinale kërkojnë të marrin maksimumin dhe ne jemi gati për këtë gjë.”, u shpreh Gega.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us