Kur do rikthehet Kumbulla? Mourinho: Mund të luajë kundër Napolit

ROMË – Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli për Sky Sport në prag të ndeshjes kundër Sherifi Tirasspol në Europa League. “Ne duam të argëtojmë njerëzit, duke luajtur seriozisht dhe duke mos menduar se jemi të kualifikuar. Do të luajmë një lojë të mirë, në respekt të futbollit. Servette mund të fitojë ndeshjen e saj, ne duhet të bëjmë punën tonë, pa menduar për asgjë tjetër. Le të bëjmë perpara. Belotti do të ketë shansin të luajë, ai është në formë të mirë dhe duhet të përfitojmë nga kjo. Ne duam ta fitojmë ndeshjen”, tha Mourinho.

Në çfarë faze është Kumbulla me rikuperimin? A do rikthehet ai?

Ne kemi edhe Mancinin të lënduar. Ndërsa, Kumbulla ka karakter të madh, por nuk do të rrijë as në stol gjatë ndeshjes në Europa League. Kumbulla, megjithatë, nuk ka asnjë shans të luajë, sepse dëmtimi i tij është serioz. Ndoshta mund t’ia dalë të luajë ndaj Napolit. Por, dhe në këtë sfidë, nuk e di nëse do jetë në 11-she.

Po Dybala?

Vitin e kaluar ai luajti një numër shumë të lartë ndeshjesh në krahasim me sezonin e kaluar. Kur është në fushë ai bën gjëra të mëdha dhe ne jemi me fat që e kemi. Na mungon shumë, kur skuadra ka probleme të caktuara. Por duhet të urojmë që të kthehet sërish në super formë.

Roma është në vend të 4 në Seria A dhe gjithashtu ka kaluar fazën e grupeve në Europa League.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us