Kur do të kthehet Broja me kombëtaren?

Pas zyrtarizimit të huazimit tek Everton, Armando Broja mori një ditë pushim dhe bashkë me familjen e tij ndoqi nga tribuna ndeshjen e kombëtares shqiptare në “Air Albania” me Gjeorgjinë.

Ai festoi gjithashtu ditëlindjen në Tiranë, me miq dhe të njohur nga Shqipëria dhe jo vetëm. Sulmuesi kuqezi, ende lojtar në pronësinë e Chelsea, por lufton me kohën për t’u kthyer në fushë.

Ai ka një shqetësim të përsëritur në tendinën e Akilit dhe po vijon një program të veçantë stërvitor, ndërsa kërkon të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në aksion.

“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë e dinë se rikuperimi nuk mund të përcaktohet me lehtësi”, ka deklaruar së fundmi tekniku i klubit anglez. Programi i kombëtares parashikon dy ndeshje të Shqipërisë në muajin e ardhshë, më 11 dhe 14 tetor.

Lajme të tjera |  Igli Tare te Milan, Partizani: Arritje madhështore, bëre krenar të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht tifozët e kuq

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us