“Kur e ke pasur vizitën e fundit në SHBA?”, Rama replikë me qytetarët dhe ironizon Berishën: Si keni fytyrë që…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”, teksa e pyetën se kur ka udhëtuar për herë të fundit në SHBA.

Rama deklaroi se vizitën e fundit e ka pasur kur shkoi në Amerikë për punë, ndërsa ironizoi Berishën duke u shprehur: “Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion”.

“Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë të shkoj, çfarë problemi ke? Si e ke ti hallin? Të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thënë non grata? Se hoqi dorë Edi Rama nuk e përmend më non grata. Se përmendni më se s’kam pasur arsye dhe s’po bëj sot këtë. Ka gjëra më të rëndësishme se non garta. Ore u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion? Si keni fytyrë që mbasi u thatë shqiptarëve se do të hiqet nongrata tani i thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo? O pika pika. Nuk kanë rëndësi këto dhe ato që thuhen lart e poshtë, muhabete lagjesh, nuk kanë pikë rëndësie edhe këto sharje. Non grata është hequr nga DASH thotë ky tjetri, kur do të besojë njeriu budallëkun, s’ke fare çfarë i bën”, tha Rama.

Lajme të tjera |  A mund ta ndryshojë rezultatin LaCivita? McLaughlin: E kam mik, kemi punuar për Trump! Por qytetarët votojnë kandidatin, pavarësisht…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us