Kur i mbaron “mandati”? Jo politikan, por misionar. Berisha tregon kur do të largohet nga politika: Beteja ime, deri kur…!

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga gazetaret se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Sipas tij kjo arrihet vetëm nëse qytetarët do të shpëtojnë nga narko-shteti, ndërsa shton se beteja e vërtetë nis tashmë pas farsës elektorale të 11 majit.

“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin. Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta.

Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë. Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, tha ai.

Lajme të tjera |  “2.45 mln vizitorë në Shqipëri gjatë 4 muajve të parë të 2025-ës”, Rama: Konsiderohet surpriza e destinacioneve europiane

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us