“Kur politikani të jep një thes me miell, të merr nesër një thes me para”, kë po godet deputeti Petro Koçi

Deputeti Petro Koçi që nuk ishte në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 11 majit e ka nisur ditën me thënie ironike.

Ai shkruan në rrjetet sociale se “kur politikani të jep një thes me miell, të merr nesër një thes me para”.

Nuk dihet nëse Petro Koçi e ka me situatën aktuale politike e mbushur plot me akuza për shit-blerje votash, apo thjesht do t’iu tregojë atyre që mund të kenë shitur votat pasojat që sjell ky veprim.

“Kur politikani të jep një thes me miell, të merr

Petro Koçi qe tërhequr nga gara për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Ai pati njoftuar se do të punonte për fitoren e PS-së, por nuk do të ishte në listën përfaqësuese të kandidaturave për deputetë.

Lajme të tjera |  EMRI / Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Greqi, i plagosur para se të vdiste telefonoi gruan: Më qëlloi miku im...

“Nuk do të jem në listën përfaqësuese te kandidaturave për deputete, jo për ndonjë paburrëri politike, frike dështimi personal apo braktisje te shpirtit te solidaritetit, por sepse ndryshe nga te gjithë ju jam i vetmi qe nuk kam shansin e startit në kushte të barabarta sepse nuk kam në ngarkim një zonë përgjegjësie politike elektorale”, ka pati argumentuar deputeti.

Sakaq, Koçi ka dhënë edhe një mesazh për politikën sa i takon ligjit për zgjedhjet. Sipas tij, listat e hapura në nivel rajonal janë një derë për krimin e organizuar.

Sipas tij, lista e hapur në nivel rajonal do kthehet në varrin moral të politikës, ndërsa kërkoi qe parlamenti i ardhshëm ta ndryshojë këtë ligj.

Lajme të tjera |  Mori mbi 5200 vota, por nuk fitoi mandatin, Maliqi: Edhe në PD më xhelozuan. Përveç Berishës, shumica e drejtuesve politikë në qarqe nuk punuan

“Lista e hapur në nivel rajonal do kthehet në varrin moral të politikës, nuk duhet ta kishit bërë. Unë uroj që parlamenti i ardhshëm për zgjedhjet e ardhshme ta ndryshojë ligjin. Nëse do ta lërë me lista të hapura ta lërë në nivel kombëtar dhe zgjedhësi të votojë me shumë se një kandidat. Lista e hapur në nivel rajonal do jetë derë jo vetëm një dritare, për krimin e organizuar. E pamë çfarë ndodhi”, pati deklaruar Koçi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us