Kurti dhe Vuçiç ‘bashkë’ në Forumin Ekonomik Botëror, Rohde: I gëzuar për pjesëmarrjen e tyre

Ditën e nesërme mban punimet Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që pritet të zgjasë deri më datë 19 janar.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde theksoi se është i gëzuar që pjesëmarrës në këtë forum do të jetë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Javën e ardhshme, në Davos do të nisë Forumi Ekonomik Botëror. Me të gjitha temat kryesore të rëndësishme, ‘Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të thyer’ rezonon veçanërisht për Kosovën, dialogun Kosovë – Serbi dhe të gjithë rajonin e Ballkani Perëndimor. Gëzohem që do t’i shoh të dy, Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin të jenë të pranishëm”, ka shkruar Rohde në X.

Edhe pse lideri shqiptar dhe ai serb do të jenë të dy të pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror, nuk dihet nëse do ketë një takim bilateral mes tyre. Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiç kanë shkëmbyer dhe akuza të forta ndaj njëri-tjetrit, ndërsa ngjarjet e fundit në veriun e Kosovëës kanë tensionuar situatën.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us