Kurti në Forumin Ekonomik në Davos: Kosova, histori suksesi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik në Davos, ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë. Në panel bashkë me të ishte edhe sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.

Kurti në fjalën e tij tha se Kosova është një histori suksesi. “I nderuar për të thënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botëror rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera, të cilët ndanë entuziazmin për përparimin e Kosovës”,shkruan kryeministri i Kosovës, Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore. Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Kurti diskutoi me të për çështje të aktualitetit në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Lajme të tjera |  Kalaja: Më janë vjedhur votat, kam parë pamjet filmike të marra nga KQZ! Shumë njerëz në PD duhet të hapin krahun pas dështimit

Kurti ka thënë se SHBA është një mik e një aleat i çmuar dhe se pret bashkëpunim të thelluar me Uashingtonin. Në fjalët e tij të thëna në Forumin e Davos, Albin Kurti ka vlerësuar se çështjet kyç për të cilat ka folur ka qenë ajo për sigurinë e Kosovës dhe kërkesa që Serbia të mos shkelë marrëveshjet e arritura me Prishtinën./ZËRI/

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us