Kurti propozon të shkruajnë një statut për formimin e Asociacionit

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga çështjet më në diskutim. Teksa janë publikuar disa drafte por deri më tani nuk janë zyrtarizuar si dhe janë mohuar nga ana e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti po kërkon nënshkrimin e Serbisë për draftin e një Asociacioni që është brenda Kosovës.

Themelimi i Asociacionit është parashikuar të krijohet që në vitin 2013 me Marrëveshjen e Brukselit të arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar se Asociacioni do të themelohet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por pas arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me njohje të ndërsjellë me Serbinë. Draft-statuti iu paraqit Kosovës dhe Serbisë në tetor nga përfaqësues të BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Kosova dhe Serbia e pranuan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në fund të shkurtit dhe një dokument aneks për zbatimin e saj u dakordua në Ohër në mes të marsit. Megjithatë, Kosova insistoi në nënshkrimin e këtyre dokumenteve, të cilat Serbia i refuzoi.

Kurti qëndron i vendosur në nënshkrimin e dokumentit dhe përmes shtatë pikave me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin serb në vitin 2024. Pikërisht në pikën e pestë ai prek draft-statutit për Asociacion, dhe thotë se mund ta shkruajë një draft-modern evropian.

Lajme të tjera |  Rikthehet dimri! Korça zbardhet nga bora (VIDEO)

Lëvizjen e tij, Kurti e argumenton me faktin që nënshkrimi u është kërkuar dy vendeve, por pas deklaratës së emisarit evropian Mirosllav Lajçak ai nënkupton se draft statuti është veçse çështje e brendshme e Kosovës. Pas deklaratës Kurti e shikon të rrugës të shkruajë një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiç (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal).

Ndërkohë si pikë të parë, kryeministri ka shkruar se “prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim”.

Në pikën e dytë ai ka pohuar se konluzionet e hetimeve për sulmin terrorist e kriminal të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të bëhen publike menjëherë dhe se Millan Radojçiç dhe pjesëtarët e grupit të tij paramilitar duhet t’i dorëzohen autoriteteve të Kosovë.

Së treti, Kurti shpreson që Bashkimi Evropian dhe ShBA-të do t’i vendosin sanksione Serbisë, e posaçërisht Presidentit të saj Aleksandar Vuçiç, për sjelljet dhe veprimet armiqësore e agresore ndaj Kosovës, për eskalimin në veri të Kosovës dhe për heqjen dorë nga Marrëveshja Bazike (nëpërmjet letrës së Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, të 14 dhjetorit). Më 14 dhjetor, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, dorëzoi një letër zyrtare në selinë e Bashkimit Evropian, ku shpreh rezerva për detyrimet që dalin nga marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë aneksin zbatues.

Lajme të tjera |  “Shqiptarët s’kanë bukë të hanë”- Rama: Ke dëgjuar njeri ti të vdesë për bukë?! Vetëm kush nuk do, nuk i sheh ndryshimet

Pika e katërt thotë se Kosovës duhet t’i hiqen masat ndëshkuese. Pas deklaratës Kurti  e shikon të rrugës të shkruajë një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiç (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal). Si pikë të gjashtë, Kurti ka shkruar se “Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024”.

Në fund, Kurti përmend edhe parregullsinë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Serbi. Kryeministri i Kosovës shprehet se Brukseli dhe emisari evropian Lajçak duhet të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, që sipas tij i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us