Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hequr këtë të enjte çdo diskutim se kush do e drejtojë PD në rast se ai arrestohet nga SPAK. Kryedemokrati u shpreh se dhe nëse arrestohet PD do të drejtohet nga ai. Deklaratën e bëri i ftuar në “Opinion”.
Sali Berisha: Do e drejtojë Sali Berisha dhe nga thellësitë e çdo qelie. Unë do e drejtoj dhe do e çoj drejt fitores. Nuk ka mure që izolojnë idealet e lirisë.