Kush do ta zëvendësojë në drejtimin e partisë? Berisha: Është e drejta e anëtarëve të PD-së. Fëmijët dhe dhëndri im…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur dhe për pasardhësin e tij në krye të PD-së.

I pyetur se kush do të ishte pasardhësi i tij, Berisha theksoi se lideri i një partie ka një mision të qartë sipas tij, të çojë partinë në fitore dhe jo të krijojë kopje të tij.

Ai shtoi se kjo është e drejta e anëtarëve të PD-së të zgjedhin udhëheqësin që ata preferojnë.

”Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë. Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia”, u shpreh Berisha

Berisha ka theksuar gjithashtu se angazhimi i tij politik ka qenë gjithmonë në funksion të interesave të partisë dhe jo për përfitime personale.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

“Lideri i një partie politike ka mission të çojë partinë në fitore jo të përpiqet të krijojë kopjen e tij. Kjo është e drejta e anëtarëve të PD që të zgjedhin atë që pëlqejnë.

Unë do të respektoj atë që zgjedh anëtarësia. Brenda familjes sime nuk ka një kandidat. Vajza ime ndjek politikën nga jeta e saj private, nuk hyri në asnjë listë, as dhëndri apo djali im”, tha kryedemokrati.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us