VATIKAN- “Papa ka vdekur. Froni është bosh!“-Sot pritet data e Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri. Sipas tekstit liturgjik që përcakton rregullat dhe procedurat e asaj që ndodh pas vdekjes së një Pape – Ordo Exsequiarum Romani Pontificis – konklava fillon midis 15 dhe 20 ditë pas vdekjes, pra midis datave 5 dhe 10 maj. Ose midis 6 dhe 11 majit nëse llogaritet nga dita pas vdekjes. Kjo “datë” do të përcaktohet këtë mëngjes, pasi kongregacioni i pestë i përgjithshëm i kardinalëve do të vendosë datën përfundimtare.
135 elektorët kardinalë (134 duke marrë parasysh mungesën për arsye shëndetësore të kardinalit të Valencias Antonio Canizares Llovera) do të mblidhen në Romë. Shumë do ta njohin njëri-tjetrin drejtpërdrejt në kongregacione, e më pas këto bisedime do të çojnë në zgjedhjen e Papës së re. Por përveç votës, do të ketë shumë peshë edhe pesha e joelektorëve, pra kardinalëve mbi 80 vjeç, të cilët ruajnë aftësinë e tyre për të ndikuar dhe drejtuar konsensusin.
Kardinalët marrin pjesë në këtë mjedis të izoluar nga pjesa tjetër duhet të zgjedhin jo vetëm personin e duhur për të përfaqësuar Selinë e Shenjtë, por udhëheqësin fetar që do të jetë në gjendje t’i përgjigjet sfidave të shumta bashkëkohore, nga ndryshimet klimatike apo edhe menaxhimin e rasteve të abuzimeve seksuale brenda Kishës Katolike, ashtu siç bëri Papa Françesku.
Nën fshehtësi, 135 kardinalët do të thirren në mes të muajit të ardhshëm për të vendosur me vota të njëpasnjëshme për zgjedhjen e Papës së re, ku fletët e zgjedhjeve papale do të digjen pas çdo raundi teksa mijëra besimtarë presin në sheshin e Shën Pjetrit që të dalë tymi i bardhë, shenjë e zgjedhjes së udhëheqësit të ri të Kishës Katolike Romake. Zakonisht duhen dy deri në tre javë për të zgjedhur një Papë, një detyrë që teorikisht çdo mashkull katolik romak mund të aspirojë, megjithëse Papa i fundit që nuk ishte anëtar i Kolegjit të Kardinalëve ishte Papa Urban VI në vitin 1379.
Të mbyllur në Kapelën Sistine, kardinalët duhet çdo herë të shkruajnë në copa të vogla letre emrin e Papës sipas dëshirës së tyre nën frazën latine “Eligo in Summum Pontificem” (Unë zgjedh si Pap suprem). Më pas, çdo kardinal do të drejtohet – sipas vjetërsisë – në kutinë e votimit për numërimin përfundimtar të votave, e cila do t’u njoftohet gojarisht kardinalëve. Pasi njëri prej kandidatëve të ketë mbledhur 2/3 e votave, votimi ndalon dhe ai shfaqet në ballkonin me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit, duke bekuar “tufën” e tij si një bari i mirë.
Përtej formalitetit primordial të trashëgimisë dhe zgjedhjeve të Konklavës, zgjedhja e Papës vazhdon të jetë një nga procedurat kryesore për Kishën Katolike, e cila ka afërsisht 1.4 miliardë besimtarë në mbarë botën.
Edhe pse është një ritual fetar, kompanitë e basteve tashmë po përpiqen të parashikojnë pasardhësin e Papa Françeskut. Deri më tani kryeson Pietro Paroli me 37%, i ndjekur nga kardinali filipinas Luis Tagle me 32%, i cili quhet “Françesku i vogël” për shkak të përulësisë dhe stilit të tij gjithëpërfshirës. Të dy, sipas Fortune, pasohen nga Matteo Ciuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe afrikani Peter Turkson. Kandidatët e tjerë, si Jean-Marc Avelin, Pierre-Baptiste Picambala dhe konservatori Robert Sara, po grumbullojnë përqindje më të ulëta. 61% besojnë se Papa i ri do të vijë nga Evropa, 22% nga Azia dhe nga 13% nga Afrika.