Kush e donte të vdekur Roan Brahimin, ‘problematiku’ kishte hesape pa larë në Durrës e Laç

Zbulohen detaje të tjera lidhur me Roan Brahimin, i cili u ekzekutua dje në Greqi. Prej kohësh ai jetonte një jetë të dyfishtë, në Shqipëri kishte gruan me dy fëmijë, ndërsa edhe në Greqi kishte partnere dhe një djalë 7-vjeçar, i cili pa edhe të gjithë momentin e vrasjes të së atit. Menjëherë pas ekzekutimit të ndodhur në një nga zonat më të frekuentuara të Athinës, Policia greke nisi hetimet. Nga kërkimet e para për shqiptarin që emrin e tij të lindjes e kishte, Sidorel Prendi u zbulua se në Greqi ishte hetuar si i përfshirë në disa grabitje, por kurrë nuk ishte dënuar. Ndërkohë që në Shqipëri, historia dhe lista e armiqëve të tij duket e gjatë. Aq sa nuk di se cilit prej tyre t’ja drejtosh gishtin për ekzekutimin e ndodhur.

E pikërisht këto probleme në Shqipëri, e kishin shtyrë që të shkonte në ‘parajsën’ e të paprekshmëve, në Dubai, vend të cilin e la vetëm për 2 ditë, por në Greqi gjeti vdekjen. Por me kë ka pasur hasmëri? Në fakt, me çdo orë që kalon, numri i armiqëve të tij shtohen, por mbetet në të njëjtin “pellg”, Durrës, Fushë Krujë, Laç.

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Sipas asaj që shkruan gazetari Elton Qyno për “OraNews”, hetuesit në Shqipëri thonë se vrasja e Roan Brahimit, vjen si pasojë e një sage eliminimesh fizike, që ka nisur qysh prej vitit 2014 në qytetin e Lezhës dhe konflikti vijon të qëndrojë i hapur, duke marrë jetë njerëzish. Bëhet fjalë për një gjakmarrje mes familjeve Prendi dhe Gjelosi. E gjitha nisi në vitin 2014, kur poshtë urës së vjetër të Milotit u vranë në një atentat Taulant Prendi dhe Klodian Ndrenca, ndërsa nga të shtënat u plagos rëndë edhe Aurel Prendi. Të gjithë ishin familjarë të Roandit, ose më konkretisht djemtë e xhaxhait.

Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd. Kjo ngjarje ka dyshime se ka vazhduar edhe me atentatin e ndodhur në shkurt të këtij viti. Një atentat u organizua për të ekzekutuar 51-vjeçarin Ardjan Gjeloshi në Gurëz të Kurbinit, por i vetmi viktimë ishte ekonomisti i firmës, Selman Mihana. Kjo ngjarje, zyrtarisht vazhdon që të mbetet pa autor.

Një tjetër pistë, po sipas gazetarit Qyno, është miqësia që ai ka me Ramazan Rrajën, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Fushë Krujës. Roan Brahimi ishte shpallur në kërkim për terrorin që shkaktuan në një lokal në Zejmen të Lezhës ku u futën të armatosur me kallashnikov. Si autorë të së njëjtës ngjarje, u shpall në kërkim edhe ish-nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, Ramazan Rraja dhe Alesio Dobrozi.

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Brahimi, në Shqipëri, ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku u vra Klinsman Preçi; atentatin ku u vra Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata. Në këto dy atentate Ylli Brahimi mbeti i plagosur rëndë, ndërsa miku i tij Klisman Preçi, mbeti i vrarë në vend. Edhe në këtë rast, i dyshuari kryesor ishte Brahimi. Shkak për këto dy atentate ishin mosmarrëveshjet që dy kishin për tregtinë e drogës në Itali dhe për borxhet e bixhozit.

Të gjitha këto ngjarje, vetëm sa e vështirësojnë punën e hetuesve për t’i çuar tek porositësi./ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us