Kush e ka radhën për në SPAK? Meta: Udhëzimet janë dhënë në Kongresin e Partisë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i druhet një përballje me SPAK, për të cilin tha se po punon me regji të Edi Ramës, dhe se nuk po ndërmerr asnjë hetim ndaj zyrtarëve që janë aktualisht me pushtet. I pyetur nga gazetarja e Zëri-t, Florida Mingla, se kush do te jëtë politikani i radhës që do të ketë llogari me SPAK, Meta tha se udhëzimet se kush do të goditet janë dhënë në Kongresin e Partisë, duke nënkuptuar deklaratat e Ramës në Kongresin e Socialistëve.

A është opozita sot më e dobët? Dhe pyetja e dytë, a ju frikëson edhe ju z.Meta një ‘drejtësi’ që ju dhe Berisha e konsideroni politike? A mund të themi sot ‘kush e ka radhën’, nëse gjithmonë i orientohemi qendrimit tuaj se drejtësia është e kapur dhe SPAK vepron me porosi politike

Lajme të tjera |  Peripecitë e Skënder Bratajt për t’u bërë mjek: Më përjashtuan se isha nga fshati. Kapa shefin e arsimit për fyti...!

Meta: Pa asnjë diskutim që udhëzimet janë dhënë në Kongresin e Partisë. Ato janë publike, janë të qarta, dhe përpjekja për të krijuar një iluzion sikur po goditet nga të dyja anët është me regji nga lart. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse i shërben regjimit. Edhe sakrifikimet e personave të caktuar, janë regji për vazhdimin e të gjitha aferave, dhe dihet që përfituesi kryesor në të gjithë këtë historinë e aferave është Edi Rama.

Meta e cilësoi vendimin e Kuvendit për të autorizuar arrestimin e Berishës si antikushtetues, ndërsa tha se kjo bëhet me qëllim frikësimin e opozitës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us