Ka dalë foto e 59-vjeçarit Dritan Nano, i cili akuzohet nga policia se ka organizuar sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, pas një konflikti të zgjatur mes tyre për çështje pagesash. Nano ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk është autori i sulmit, por deklarata e tij rrëzohet nga personi tjetër i përfshirë në ngjarje, Dorian Alia. I riu që u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, ka pranuar krimin dhe akuzat, duke thënë që ishin pajtuar miqësisht për të kryer rrahjen e Mëngjesit, nga ana e Nanos.