Kush është Kep Arapi/ ‘I forti i Sukthit’ u kap në mars, mister sesi u lirua

Rexhep Arapi, i njohur si ‘Kep Arapi’ është arrestuar sot nga forcat speciale të Tiranës me urdhër të SPAK. Forcat speciale kanë shkuar në banesën e tij në Sukth. Por kjo nuk është hera e parë që “i forti i Sukthit” përfundon në prangat e Policisë së Shtetit. Jo më larg se në mars të këtij viti ai u kap në Rinas, pasi ishte i dënuar në Itali me 7 vite heqje lirie. Në vendin fqinjë, 60-vjeçari është i dënuar për organizimin e emigracionit të paligjshëm. Policia bënte me dije se Gjykata e Apelit Genova e kishte dënuar dhe Arapit i kishin mbetur edhe 4 vite për të vuajtur dënimin. Megjithatë nga marsi, deri më tani në dhjetor nuk kanë kaluar 4 vite.

Lajme të tjera |  Bruceloza, ende pa vaksinim/ Ekspertët tregojnë rreziqet nga mungesa e mbrojtjes nga sëmundjet e kafshëve

E megjithatë Rexhep Arapi ishte ende i lirë. Mbetet e paqartë sesi ka arritur që të lirohet sërish pasi u vu në pranga për t’u ekstraduar me Italinë, por duket se fillat me Policinë e Shtetit i ka pasur të lidhur mirë. Këtë e tregon edhe bashkëbisedimi që ka pasur me ish-shefin e Komisariatit të Sukthit, Dedan Gjonin, me të cilin diskutonte për të kryer një vrasje. Se cili ishte “shënjestra” që kërkonte të eliminonte Arapi ende nuk është zbuluar, por gjithë çfarë dihet është fakti se nuk ia ka dalë që të eliminojë personin që nuk e donte më të gjallë.

Mirëpo kjo nuk ka qenë hera e parë që Arapi ishte pas hekurave të burgut. Ai ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij. Arapi lëvizte me mjet të blinduar “Benz’’ i cili i është sekuestruar bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit.

Kush është Kep Arapi/ 'I forti i Sukthit' u kap në

ARMA

Edhe pse në liri, ai ka qenë i skeduar në Policinë e Shtetit si një personazh me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve. Ndaj edhe kishte “fituar” titullin “i forti i Shijakut”, edhe pse duke mbajtur një profil të ulët për mediat, sërish emri i tij njihej në zonë dhe nga Policia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us