Blendi Gonxhe u bë i njohur si pjesë e Lëvizjes Studentore në vitin 1990.
Ishte një prej studentëve aktiv në bisedën me Ramiz Alinë ku krahas Azem Hajdarit artikuloi ndryshimin e regjimit në vendin tonë.
Më pas ai ishte njëri prej themeluesve të PD por nuk e vijoi më tej angazhimin politik në këtë forcë politike.
Përgjatë viteve të angazhimit publik, Blendi Gonxhja ka themeluar dhe drejtuar shumë organizata e shoqata rinore, jo-qeveritare dhe humanitare si: Federata e Rinisë, Këshilli Studentor, Fondacioni Zvicerian në Ndihmë të Shkollave, si dhe ka mbajtur role kryesore në Forumin për Demokraci dhe Aleancën Demokratike.
Në vitin 1998, Blendi Gonxhja u emërua si Shef i Kabinetit i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Edi Rama.
U angazhua për zhvillimin e politikave mbrojtëse dhe të qëndrueshme të cilat u finalizuan me njohjen e Butrintit si Park Kombëtar,
Në vitin 2000, Blendi Gonxhja u emërua Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Tre vite me pas iu dedikua aktivitetit si një sipërmarrës në fushën e shërbimeve të lidhura me transportin për pasagjerë dhe automjetet në Greqi dhe Shqipëri.
Nga Gushti 2015, Blendi Gonxhja iu bashkua ekipit të ri të Bashkisë Tiranë të drejtuar nga Kryetari Erion Veliaj si Drejtor i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit.
Drejtoi më pas Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të themeluar nga Bashkia Tiranë,
Nga Nëntori 2018, Blendi Gonxhja u emërua nga Kryeministri Edi Rama për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, institucion në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Nën drejtimin e tij të kësaj drejtorie u ndryshua mënyra e marrjes së shërbimeve sikurse drejtoritë rajonale pësuan transformime të thella.