Kush është shqiptari i lokalizuar në Korenë e Jugut, i dënuar me burgim të përjetshëm! Nisin bisedimet për ekstradim

Një nga vendet qe vendi ynë shpreson të ketë një marrëveshje ekstradimi është edhe vendi i lartë i Koresë së Jugut.

Ora News shkruan se një shtetas shqiptar që është i kërkuar nga vendi ynë për vepra të rënda penale është lokalizuar në Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për Ervin Shahinin i njohur edhe me mbiemrin Shabani.

Ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.

Vepra penale për të cilën ka dënim është vjedhje me dhune me pasoje vdekjen.

Sipas burime jo zyrtare shtëtsi në fjalë dyshohet se ka grabitur dhe vrarë një taksist.

Lajme të tjera |  Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat rekord, 586 vota më shumë

Tashmë me lokalizimin e Shahinit nga ana e minstrisë së Brendshme dhe Drejtësisë kanë nisur bisedimet me Interpolin me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us