Një atentat me armë zjarri ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e njohur si Kato Ahaia në Greqi. Një 43-vjeçar shqiptar u plagos jashtë banesës, pas të shtënave në drejtim të tij, që kanë ardhur nga një makinë. Shqiptari Emil Fatmir Backa ka qenë duke u kthyer në shtëpi, rreth orës 23:30, kur një i panjohur ka qëlluar ndaj tij. Një i panjohur, që ndodhej në një automjet të zi ka qëlluar së paku 3 herë në drejtim të shqiptarit.

Nga të shtënat me armë, një nga plumbat ka kapur shqiptarin në bark, duke e lënë të plagosur. Fillimisht ai u transferua në Qendrën Shëndetësore Kato Achaia dhe më pas në PGNP Rio për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Autoritetet greke po hetojnë rastin.
Kush është shqiptari që iu bë atentat në Kato Ahaia
Është zbuluar identiteti i shqiptarit, që iu bë atentat me armë zjarri gjatë mbrëmjes së djeshme në Kato Ahaia. Ai është Emil Baçka nga Tirana dhe banues në qytetin e Ahaias. Shënjestra e atentatit ka precedent penal për çështje droge. Baçka rezulton se ka qenë i burgosur në Burgun e Koridhalos dhe është liruar prej andej në mars 2023. Autoritetet dyshojnë se ai e vijon aktivitetin kriminal, edhe pasi ka lënë qelinë. Policia greke tha se Baçka u godit tre herë me armë zjarri, por se vetëm një plumb e ka kapur në trup. /Protothema –