Kush është viktima në burg Arben Lleshi, vrau dhe dogji trupin e shqiptarit në Angli

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi, janë përplasur në zonën e ajrimit në burgun e Peqinit.

Gjatë përplasjes ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur Ilir Shaqja dhe Lleshi ka humbur jetën.
Kush është Arben Lleshi?

Arben Lleshi, nga fshati Laç-Bruçi i Matit, është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Sipas lajmit publikuar nga mediat britanike, Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton por trupi i tij u dogj dhe u gjet në një makinë “Mercedes Benz”.

Për të njëjtën ngjarje, burg po bën edhe vëllai i Lleshit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Lajme të tjera |  Adriatik Lapaj: Kush do të pijë kafe apo të hajë drekë me mua, të më shkruajë se do iu vi në shtëpi

Dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë, që kur ishin adoleshentë.

Ekstradimi

Arben Lleshi u ekstradua nga Londra, në maj të vitit 2016, pasi ishte dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us