Kush është Viktor Bezhani? Shqiptari që mund të bëhet ‘syri i shqiponjës’ te Juventusi, krahu i djathtë i Damien Comollit

Damien Comolli është bërë zyrtarisht drejtori i ri i përgjithshëm i Juventusit dhe që nga emërimi i tij, drejtuesi francez ka punuar për riorganizimin e klubit bardhezi.

Pas një takimi fillestar shumë pozitiv me Igor Tudor, i cili mund të konfirmohet në stol, Comolli së shpejti mund t’i hapë dyert e projektit bardhezi një njeriu të besuar me të cilin ka punuar edhe më herët.

Sipas Sky, mundësia e Matteo Tognozzit në rolin e kreut të zonës së vëzhgimit (skaut) po bie dhe tani favoriti numër një është Viktor Bezhani, i cili së bashku me Comollin ka punuar tashmë te Toulouse.

Viktor Bezhani është një trajner 40-vjeçar shqiptar, i lindur në vitin 1985, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit teknik të Toulouse, klubit ku Comolli ishte president deri pak ditë më parë, para se të kalonte te Juventusi.

Lajme të tjera |  FOTO/ Emocionet e përballjes me Serbinë “kaplojnë” edhe familjarët e Sylvinhos, Taty Mendes: Nuk e di se si do e përballojë zemra ime!

Bazhani, pas një periudhe si analist ndeshjesh në ekipin kroat nën 19 vjeç, drejtoi edhe ekipin nën 21 vjeç të klubit qipriot Anorthosis Famagosta, duke u bërë gjithashtu ndihmës trajner i ekipit të parë.

Që nga vera e vitit 2017 trajneri shqiptar ka filluar të njihet me sektorin e vëzhgimit, në të cilin ai ka ndërtuar në mënyrë efektive karrierën e tij. Në sezonin 2017-18 ai ishte përgjegjës për vëzhgimin në Poloni te Legia Varshavë, ndërsa në sezonin 2019-20 u transferua në Angli ku punoi për Brentford dhe vitin pasardhës për Watford (sezoni 2020-21).

Pas dy vitesh si vëzhgues te Leicester, Bezhani mbërriti te Toulouse në qershor 2023 si drejtor teknik, që është roli i tij aktual. Siç raportohet nga Sky, ai tani është favoriti numër një për të ndjekur të njëjtën rrugë si Comolli, të largohet nga Franca dhe të bashkohet me Juventusin.

Lajme të tjera |  Silvinjo para Serbisë: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us