Kush ishin 3 banorët më të preferuar dhe më pak të preferuar në BBV. Egla bën lëvizjen e beftë

Për herë të parë në këto dy javë, ditën e djeshme u zbuluan 3 banorët që sipas produksionit të Big Brother, janë më të votuarit nga publiku. Ata janë Ilnisa, Romeo dhe Juli.

Ndërkohë që më pak të votuarit janë Ervini, Gabriele dhe Elvisi, të cilët automatikisht u dërguan në nominim së bashku me Vesën që u ndëshkua nga Vëllai i Madh pasi theu rregullat.

Ndërkohë nominimet morën një rrjedhë tjetër, ku këtë herë Eglës, si lidere e shtëpisë, iu dha një avantazh nga Vëllai i Madh.

Ajo mund të fuste në nominim me të tjerët njërin nga banorët dhe të shpëtonte një nga emrat e dhënë më lart.

“Egla si lidere e shtëpisë ke një avantazh. Vëllai i Madh të jep mundësinë të zëvëndësosh një nga të nominuarit me një banor tjetër”, shkruhej në Zarfin e Kuq.

Ajo vendosi të shpëtojë Elvisin dhe të kalonte në nominim Fationin.

Votimi do të jetë i hapur për publikun, i cili mund të votojë për të larguar nga shtëpia një nga emrat e mësipërm. Ndërkohë që Fatjoni në një diskutim me Eglën pas nominimit tha se nuk e kishte marrë për keq lëvizjen e saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us