“Kush po të fton ty moj zonjë?” – Monika Kryemadhi rrëfen bisedën e tensionuar me Yuri Kim

Gjatë emisionit në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi rrëfeu dhe një telefonatë që ka pasur me ish-ambasadoren amerikan Yuri Kim gjatë protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.

Deputetja u shpreh se diplomatja amerikane i kërkoi që të tërhiqte të rinjtë pjesëmarrës në këtë protestë, kërkesë të cilën Kryemadhi tha se nuk e pranoi.

“Nëse vendos një militant drejtor shkolle, që kërcënon mësuesit, maturantët…. Rastin Klodian Rashës e mban mend se çfarë u bë.

Dhe më ka marrë Yuri Kim në telefon dhe më ka thënë tërhiqi të rinjtë nga protesta se ndryshe nuk të vij në Jalë.

Po kush të ka ftuar ty moj zonjë? Se duhet me të ftu. Dhe këta të rinj kur e panë që Ambasada e BE dhe e SHBA me policin që vrau Klodian Rashën, normal që do të ikin”, tha Kryemadhi.

Lajme të tjera |  “Prokurorët më parë ishin njerëz ‘të çarmatosur’”, Rama: Nëse hyjmë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me drejtësinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us