Kushtetuesja rrëzoi Berishën, kreu i PD: Shpikën një çështje që nuk ekziston

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar sot në një konferencë për shtyp vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesën e bërë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit “arrest shtëpie”. Kërkesa e Berishës u rrëzua pasi Gjykata vlerësoi proporcionalitetin e masës së arrestit në shtëpi. Po ashtu, sipas vendimit, masa e arrestit të shtëpisë kërkuar nga SPAK dhe më pas e caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte legjitime pasi Berisha kishte kundërshtuar masën e mëparshme.

Berisha tha se Gjykata Kushtetuese është një gjykatë që merr urdhrat, ndërsa shtoi se ajo është në kaos dhe nuk respekton parimin elementar të konfliktit të interesit.

Lajme të tjera |  Nis nga 1 janari 2025, profesionet e lira me më pak se 3 klientë do tatohen si të punësuar

“Ata i bëjnë vetë ato, i krijojnë kur duan kanë kuorum, kur nuk duan, nuk kanë kuorum. Brenda seancës, brenda procesit, për disa nuk kanë kuorum, për disa nuk kanë kuorum. I krijojnë vetë ata. Ajo është një gjykatë që është gjykata më politike. Është faktuar kjo. Ajo i merr urdhrat nga Edi Rama, nga Engjëll Agaçi. Këtë do e nxjerrësh kështu, atë do e nxjerrësh ashtu. Këta bëhen qesharakë. Këtu thonë që Irena me 5 mbiemra është gjykuar, po ajo nuk është gjykuar. Para tre javësh thanë se nuk është gjykuar. Është në kaos të plotë. Është një gjykatë mjerisht shumë kaotike. Nuk respekton as parimet më elementare të konfliktit të interesit. Parimet më elementare të të drejtave. Gjykon për gjëra që nuk i kemi gjykuar. Në këtë dosje për shembull nuk e kemi kërkuar proporcionalitetin. Nuk e kemi kërkuar. Gjykata shpik një çështje pa e kërkuar. Është e kotë, është në një kaos. E tillë është ajo, repart i PS,”-u shpreh Berisha.

Lajme të tjera |  "U njohëm cik si shumë", Rama për arrestimin e Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit, mish për top për një pushtet?

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us