Kushtetuesja rrëzon “mbretin e kokainës”, lë në fuqi dënimin me 25 vite burg

Gati një muaj pasi u vu në pranga në Stamboll, Turqi, Dritan Rexhepi, i lakuari i “mbreti shqiptar i kokainës”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë.

Rexhepi kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Me vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese, automatikisht lihet në fuqi vendimi i Gjykatës së Lartë që urdhëroi dënimin e Dritan Rexhepit me 25 vite burgim, për vrasjen e policit Durim Kasmi në vitin 1999 në qendër të Krujës dhe vrasjen e Ramazan Bakiut.

Lajme të tjera |  Basha sfidon Berishën në Lezhë me kandidaturat dhe programin

Sipas Rexhepit, në Gjykatën e Lartë i ishte cënuar e drejta e procesit të rregullt ligjor. Shkeljet e pretenduara nga Rexhepaj nuk janë marrë në shqyrtim, pasi ankimi i tij kushtetues individual ishte depozituar përtej afatit kohor 4 mujor të parashikuar në ligj.

Argumentet e Rexhepajt se në kohën e shpalljes së vendimit të Gjykatës së Lartë kishte qenë duke vuajtur një dënim me burg në Ekuador, apo edhe vonesat postare për prokurën e lëshuar në Ekuador për avokatë e rinj në Shqipëri, nuk bindën Mbledhjen e Gjyqtarëve të Kushtetueses, që njëzëri vendosën mos-kalim të çështjes për shqyrtim në seancë plenare.

Kjo është hera e dytë që Rexhepi troket në Kushtetuese kundër dënimit të tij me 25 vite burg. Përmes saj në vitin 2018 ai mundi ta kthejë për rigjykim çështjen në Gjykatën e Lartë.

Lajme të tjera |  Zbulohen shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

Që prej muajit nëntor 2023 autoritetet shqiptare i janë drejtuar Drejtësisë Turke, duke kërkuar ekstradimin e Gramoz Rexhepit në Shqipëri.

Por në garë për ekstradimin e Rexhepit janë edhe Italia Belgjika.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us