Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike zyrtare për marrëveshjen për emigrantët.
Kolegji i gjyqtarëve ka vendosur që të mos e pranojë padinë e PD-së zyrtare. Argumenti i gjyqtarëve është se forca politike nuk legjitimohet si subjekt që t’i drejtohet gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saj i drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur.
Kjo ishte edhe arsyeja se përse Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e PD-së zyrtare për marrëveshjen për emigrantët.
Mes subjekteve që mund të dorëzojnë një padi në Gjykatën Kushtetuese për një çështje të caktuar janë kryeministri, presidenti dhe 1/5 e deputetëve. Në këtë rast, kërkesa e dorëzuar nga Lulzim Basha nuk legjitimohet, për shkak se marrëveshja nuk është në interesin e partisë politike.
Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese, pas padisë të 30 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi, që e konsideruan atë si antikushtetuese.