‘Kushti’ i PD për seanca normale! PS i ‘mbyll derën’ komisioneve hetimore

Maxhoranca socialiste ka hedhur poshtë këtë të mërkurë kërkesën e bërë nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, që PS duhet të miratojë kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore nëse duan që Kuvendi ti rikthehet normalitetit. Këtë e bëri të qartë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas saj, kërkesat e bëra nga opozita bien ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu ajo tha se PS ka depozituar në Kuvend draftin për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, të cilin sipas  numrit dy të qeverisë duhet ta votojë dhe opozita.

Belinda Balluku: Të gjitha këto kërkesa bien ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky draft është punuar me shumë kujdes, është bazuar mbi praktikat më të mira të shteteve europiane dhe të rajonit kryesisht mbi ligjin për komisionet hetimore që operon Bundestagu gjerman. Duhet të njiheni sa më parë me këtë draft për ti dhënë zgjidhje dhge kërkesave të opozitës.

Çfarë tha dje Gazment Bardhi?

Lajme të tjera |  8 janari, pandemia e luftës civile që ka çmendur opozitën

Gazment Bardhi: Do votojmë pro cdo këkrese që vjen në përputhje me Kushtetutën. Edi Rama është para një testi, të përmbushë tre kërkesat e opozitës dhe ne kthehemi në normalitet.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us