Kuvend/ Berisha tregon prapaskenat: Ja pse u dërgua Erion Veliaj në Durrës! E ka formulë, njësoj siç veproi me Lefter Kokën!

Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa hynte në Parlament ka treguar arsyet, që sipas tij Erion Veliaj u transferua në paraburgimin në Durrës.

Në një prononcim për mediat, ish kryeministri u shpreh se Veliaj u transferua në Durrës me qëllim që ti bëhet presion për të mos folur. Ai thekson se është ndjekur e njëjta formulë si me Lefter Kokën.

“I çon Erion Velisë Pojën për tia mbyllur gojën. E çoi në Durrës dhe atje i dërgon Troplinin. Por unë i them Troplinit që nëse i bën kërcënimin më të vogël do kesh ndëshkimet ligjore më të tmerrshëm. Këtë e ka bërë edhe me Lefterin, e ka formulë ai. E coi Lefterin në Durrës, e la aty dhe i tha fol po deshe. Të njëjtën gje po i bën edhe Erionit.

Lajme të tjera |  Shqetësim për shkarkimet/ Berisha: Ultimatumi i Ramës në Vlorë shkelje kompetencash, po bën drejtorët ‘koka turku’!

Tronditëse është fakti se e ka dërguar në qeli në Durrës dhe do ti dërgojë Pojën që ti mbyllë gojën. Pra funksionin në një kod mafioz të tmerrshëm. Duket se Velica ka bërë garë me gruan e Assadit. Megjithatë që qindra artikuj janë përjshtuar nga Skapi” tha kreu i PD” tha Berisha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us