Ky është lojtari shqiptar që Tare mund ta sjellë te Milani

Ndërsa është në negociata të avancuara me administratorin e përgjithshëm të Milanit për postin e drejtorit sportiv, Igli Tare ka piketuar disa lojtarë, të cilët mund t’i bashkohen klubit italian, si dëshirë e tij apo edhe një strategji për ndërtimin e një skuadre edhe më konkurruese për sezonin e ri në kampionatin italian.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare për afrimin e Iglit te Milani, mësohet se një nga futbollistët shqiptarë, i cili mund të jetë nga lëvizjet e para të tij me kuqezinjtë, është edhe Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i Kombëtares është një opsion shumë i mirë për një kalim të tillë dhe madje janë disa arsye pse ai është i favorizuar për të shkuar te Milani, nëse Tare zyrtarizohet.

Ismajli ka zhvilluar një sezon të mirë me Empolin dhe në ndeshje të caktuara kundër ekipeve të forta ka dalluar me paraqitjen e tij, duke treguar se është në nivelin e duhur.

E dyta, Ismajli del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni sepse i përfundon kontrata me Empolin dhe përderisa një rinovim nuk ka ardhur deri tani, mbrojtësi do të dalë i lirë në treg dhe nuk do të kishte asnjë shpenzim për Milanin që do ta përfitonte falas, përveç pagës së tij vjetore, e cila me një rritje të llogaritur mirë, nuk rëndon arkat e klubit.

Lajme të tjera |  Eliminimi nga Kupa e “çmend”, Skënder Gega mesazh lojtarit të Partizanit: Ka ardhur si ka ardhur deri këtu, nëse s’ndjen fanellën del nga loja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us