“Ky vit i ri do ta ndryshojë skuadrën”, Gjoka: Dëshira e trajnerit është të ketë lojtarë me cilësi

Në përfundimin e takimit mes Partizanit dhe Skënderbeut që përfundoi në baraizim me shifrat 1-1, trajneri i korçarëve Ernest Gjoka ka folur për mediat.

“Kisha besim se skuadra do reagonte sot. Pjesa e dytë me dy ndryshimet që bëra lëvizëm ashtu siç duhet. Kam besim se skuadra do të rritet dhe sidomos sot ishte një barazim në limitet e lojës, por besoj se ky vit i ri do të ndryshojë skuadrën nga ana e mentalitetit.

Problematikat e Shaqes kanë qenë minutazhi, kam shumë besim te cilësitë e tij, duhet të punojmë të gjithë si klub që të kemi një mbrojtës të majtë të mirë.”

Merkato? “Dëshira e një trajneri është të ketë lojtarë me cilësi”, u shpreh Gjoka.

Lajme të tjera |  Me merkaton merret Tare, por Milan i shkruan PUBLIKISHT Paolo Maldinit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us