Kylian Mbappe drejt Real-it?

Kylian Mbappe është gati të tërheqë fanellën e Real Madridit dhe këtë herë lajmet duket se janë të mbështetura në fakte. “Parisien” konfirmoi dje skenarët e javëve të fundit. Pak nga pak filluan ta bëjnë edhe spanjollët. “ESPN” bën një hap më tej, teksa thekson se superylli francez do të shpallë vendimin e tij të madh brenda javës së ardhshme, duke i dhënë kështu fund definitivisht një… telenovele shumëvjeçare.

Në kampin e Paris Saint-Germain-it tashmë e dinë që ylli 25-vjeçar do të largohet dhe për këtë kanë nisur tashmë të kërkojnë zëvendësuesin e tij. Mediat spanjolle raportojnë se objektivi nr. 1 për zëvendësuesin e Mbappes është aktualisht Rafael Leao. Portugezi, megjithatë, pritet të kushtojë shumë në Paris, pasi italianët i kanë vënë një “tag” që “thyen” barrierën prej 100 milionë eurosh.

Lajme të tjera |  FOTO/ Jasir Asani “kopjon” Mirlind Dakun, mëngjarashi surprizon në rrjetet sociale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us