La fushën i dëmtuar ndaj Parmës, mbrojtësi i Interit rrezikon sfidën me Bayernin

Të martën në mbrëmje rikthehet magjia e Champions League me dy përballje shumë të forta. Në orën 21:00 të së martës do të zbresin në fushë Interi përballë Bayernit, dhe Arsenali ndaj Realit.

Ekipi zikaltër nuk arriti dje më shumë se një barazim ndaj Parmës, që rezultoi edhe në një dëmtim të Bastonit. Mbrojtësi italian doli nga fusha e lojës i dëmtuar duke i lënë vendin Augustos.

Siç raportojnë mediat italiane, Bastoni ka kryer sot stërvitjen i veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Në kampin e Interit janë ende optimistë për të pasur mbrojtësin italian në “Allianz Arena”.

Lajme të tjera |  Teuta “pazar” te rivalët, “rrëmben” një mbrojtës dhe një mesfushor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us