“La Gazzetta dello sport” analizon 8 javët e mbetura të kampionatit, balancë, por peshon Evropa

Interit dhe Napolit i mbeten tetë javë për të vendosur se cila do ta fitojë kampionatin. Nëse gara do të ishte vetëm brenda kësaj korsie, “La Gazzetta dello sport” gjykon se ka një balancë të plotë mes të dyjave, në katër javë kalendarike është Interi në pozita të favorshme e në katër të tjera është Napoli.

Në tërësi kjo situatë është ndihmuese për bluzinjtë nga Milano, kampionët në fuqi. Mirëpo Interi ka disa ngarkesa të shtuara: në fillim prilli atij i duhet të ketë dy përballje derbi me Milanin dhe mandej të diskutojë me Bajernin e Mynihut dy ndeshje të tjera evropiane. Nëse ecuria e tij në Kupë dhe në Evropë do të jetë pozitive, më e pakta do t’i duhet të përgatisë edhe 3 ndeshje të tjera. Nga raporti 8-12 që ka sot me Napolin në drejtim të ndeshjeve për t’u përgatitur, në 8-15, çfarë mund ta ngarkonte shumë në drejtimin e ngarkesës së burimeve njerëzore organikën, si edhe në përqendrim, tension e lodhje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Rubin Hebaj largohet nga Nasaf Qarshi, ish-sulmuesi i Partizanit firmos me klubin e Superligës

Në situata të tilla bëhet një ekuacion i vështirë përplot të panjohura edhe infermieria e klubit.

Momentalisht te Interi mungojnë: Karboni, Lautaroja, Taremi, Zelinski dhe Dumfries për shkak dëmtimesh.

Analiza javë pas jave e gazetës italiane:

Parma-Inter dhe Bolonja-Napoli në javën nr. tridhjetë e një. Gjykohet se Interi e ka më të lehtë.

Inter-Kaljari e Napoli-Empoli në javën nr. tridhjetë e dy, Napoli duket ta ketë më të lehtë.

Monza-Napoli dhe Bolonja-Inter në javën nr. tridhjetë e tre, gazeta italiane sheh Napolin në pozita më të lehta.

Inter-Roma e Napoli-Torino në javën nr. tridhjetë e katër, shihet Interi në pozita më të rehatshme.

Inter-Verona e Leçe-Napoli, në javën nr. tridhjetë e pestë, Interi shihet në pozita më të favorshme.

Lajme të tjera |  Nga Seria A zbret në B, zbulohen detajet e operacionit të futbollistit të Kombëtares me klubin italian

Torino-Inter e Napoli-Xhenoa në javën nr. tridhjetë e gjashtë, shihet një hap përpara Napoli.

Inter-Lacio e Parma-Napoli, në javën nr. tridhjetë e shtatë, gazeta sheh Interin në avantazh.

Napoli-Kaljari e Komo-Inter në javën e fundit, gazeta italiane sheh Napolin të avantazhuar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us