La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që shkoi në zonën e Mantovanos në vitin 1991 me një anije plot me njerëz dhe vetëm me shpresë. Pasi zbriti në Brindisi, në muajt e parë u vendos në Piacenza e më tutje zgjodhi Asola-n për të jetuar. E për 33 vitet në vijim ai arriti që të bëhej një anëtar i dalluar i komunitetit dhe një pikë reference për qindra shqiptarët e tjerë që tashmë jetojnë në qytet.

Është kjo ajo që shkruajnë mediat italiane për A. Biskun, 58 vjeç, i cili më 16 prill humbi jetën si pasojë e një aksidenti në vendin ku po punonte. E tashmë kjo tragjedi ka tronditur tërë komunitetin shqiptar atje. Në shtëpinë e tij në rrugën Pieve Cadelora, të cilën kishte arritur ta blinte vetëm një vit e gjysmë më parë dhe e përfundoi së rinovuari me duart e tij, janë hapur dyert e mortit. Atje shkojnë e vijnë njerëz të veshur me të zeza. Familjarë, të afërm e miq tashmë i gjenden pranë bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve, Aldit, një student në universitet dhe Adelinës, një punonjëse në një kompani në zonë.

Lajme të tjera |  COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri!

Në oborr janë shpërndarë karriget, është vendosur një tavolinë dhe një tabaka me cigare. Një traditë e shqiptarëve për t’ia ofruar atyre që iu gjenden pranë në këto ditë të vështira. Tashmë familja pret dritën jeshile për funeralin. 58-vjeçari Bisku ka shprehur në të shkuarën dëshirën që të varroset në atdhe.

Në vitin 1991 ai la qytetin e Kavajës për të shkuar në Itali. Ai u vendos në Asola bashkë me 5 miq të tjerë. Pasi gjeti punë si murator ai mori me vete më vonë të vëllain, femrën që më pas u bë gruaja e tij dhe bashkatdhetarë të tjerë të cilët i ndihmoi që të gjejnë shtëpi, të punojnë dhe të integrohen në komunitet. E kur mbërriti në Asola kishte vetëm 6 shqiptarë, tashmë atje numërohen rreth 600 të tillë. Historia e tij është inspirim për të tjerë.

“Erdhi për një të ardhme më të mirë. E dinte që nuk do të kthehej më, por donte të ndihmonte familjen”, kujtojnë të afërm të tij.

Në Shqipëri e shihnin si “babagjyshi” pasi kur shkonte në vendlindje u dërgonte veshje dhe gjëra të tjera. Por jo vetëm në atdhe, edhe në Itali fjalët për të janë shumë të mirë. Atje kishte gjetur edhe pasionin për Juventusin e nuk humbte asnjë ndeshje të tyre. Pas shumë sforcove kishte arritur të blinte një shtëpi në Asola e një tjetër në qytetin e lindjes.

“E njihja prej shumë vitesh. Ishte një person shumë aktiv në komunitet”, tha nënkryetari i Bashkisë, Luciano Carminati.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 1 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Bisku po punonte për një kompani në rinovimin e një ndërtese. Teksa po shkatërronte një tarracë të vogël brenda rrethimit të brendshëm të ndërtesës ai ra nga një lartësi prej 3 metrash dhe përplasi kokën. Një prej trarëve që mbanin papafingon është gjetur e thyer. Në atë moment ai ishte vetëm dhe nuk ka dëshmitarë, por me shumë mundësi ky është shkaku i aksidentit, sipas mediave italiane.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet pasi Bisku u gjet pa kaskën mbrojtëse dhe do të kontrollohet nëse duhej të ishte e detyrueshme mbajtja e një të tillë në atë lloj pune që po bënte.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us