La PL-në për PS-në, por s’fitoi si deputet! Braimllari: Ekipi i Partisë Socialiste i organizuar dhe i disiplinuar!

Endrit Braimllari, kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit nga listat e hapura, ndonëse nuk arriti të sigurojë një mandat deputeti, ka komentuar me tone pozitive garën elektorale dhe angazhimin e tij në këtë proces.

Braimllari shprehu mirënjohjen për përfshirjen në listat e PS-së, vlerësoi organizimin dhe disiplinën e strukturave socialiste dhe theksoi rëndësinë e komunikimit me qytetarët gjatë fushatës. Ai theksoi se pavarësisht rezultatit personal, ka qenë i përkushtuar në kontributin për fitoren e PS-së, ndërsa nuk kurseu as kritikat për gjendjen e opozitës, të cilën e cilësoi si të paralajmëruar prej vitesh.

“Doja të jepja kontribut në fitoren e PS-së. Gara në listën e hapur të Partisë Socialiste ishte e fortë. PS ishte një ekip i organizuar dhe i disiplinuar, atë që kisha përshtypje, e preka dhe në terren. Është ekip që punon fort në terren dhe gara është pozitive në vetvete. Gara i shërbeu rritjes së PS-së dhe fitores në fund të zgjedhjeve. Vetë rezultati tregon sesa të organizuara janë partitë politike. Logoja e Partisë Socialiste është e fortë. Unë punova se vota nuk vjen rastësisht, por logo të ndihmon që të kapësh objektivat më shpejt. Jam ndjerë në borxh, që më përfshinë në listat e hapura.

Lajme të tjera |  Dokumenti/ PD ngre shqetësimet për zgjedhjet e 11 Majit në SHBA: U abuzua me burimet shtetërore. Blerje e votave dhe përfshirje kriminale...!

Nëse garon me partitë kryesore, logoja të ndihmon goxha. PS e ka këtë rezultat se punon përditë, duhet të interesohesh për njerëzit. Komunikimi më i rëndësishëm është ai i drejtpërdrejtë me qytetarin. Nuk kisha dhe shumë kohë të bëja fushatë, pasi nëse do kisha kohë e të punoja më fort, e mund të kisha rezultat më të mirë. Do zbatohet rruga europiane e Shqipërisë dhe çdo qytetar do të ketë pasaportën e BE-së. Pasioni im është politika dhe ndihem mirë që jam ende në politikë. Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Ilir Alimehmeti është jashtë parlamentit. Këtë situatë me opozitën e kam parashikuar që më 2013, kam thënë se nëse vijojnë njësoj do jenë aty ku janë sot. Nuk mund të thuash “do na vjedhin” në mënyrë të përsëritur, duke bërë njerëzit pesimistë.”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us