La Repubblica: “Mbreti” i drogës Dorian Petoku është në arrati

“Mbreti është në arrati”. Kështu e nis një shkrim të saj gazeta italiane “La Repubblica” për arratisjen e shqiptarit Dorian Petoku. Ai u zhduk nga qendra ku po i nënshtrohej terapisë në Nola të Napolit, ku ishte transferuar me një certifikatë mjekësore.

34-vjeçari shqiptar njihej si mik i Fabrizio Piscitelli, me pseudonimin “Diabolik”, i cili u vra gjatë një prite që iu bë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i bosit shqiptar të drogës, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian.

Lajme të tjera |  Tragjike / U godit nga makina, humb jetën 27-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto-Emri)

Ai u bë i njohur në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata. Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar, në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli dhe Dorian Petoku.

Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada. Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Operacioni i quajtur “Brazili me kosto të ulët” përfshin mbërritjen në Itali të 7 tonëve kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.

Lajme të tjera |  Bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët për mot të keq ditën e nesërme: Mos parkoni në këto rrugë

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge.

Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, u konstatua se kishte të njëjtin problem të varësisë nga droga. Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos, nga ku u transferua në atë të Nolës. Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us