La Repubblica: Rama u “tërbua” nga investigimi i RAI3. Kryeministri: Skandaloze, kërkova vetëm bisedë me Corsinin!

Një ditë pas publikimit të programit “Report” në Rai3 që trajtoi marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët, qeveria shqiptare nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me akuzat që gazetarët italianë përshkruanin Shqipërinë në këtë dokumentar, si një vend i kapur nga mafia. Por, media italiane “La Repubblica” shkruan se kryeministri shqiptar ka telefonuar drejtorin e RAI, Paolo Corsini pas dokumentarit dhe media e cilëson reagimin e Ramës si i “tërbuar”, për këtë reportazh.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, duhej që të përballej në telefon me kryeministrin shqiptar Edi Rama, që sipas “La Repubblica” ishte “i tërbuar” për reportazhin e bërë lidhur me çështjen e emigrantëve, një marrëveshje e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë.”-shkruan media italiane për telefonatën Rama-Corsini. Megjithatë, media italiane nuk jep asnjë detaj se çfarë mund të jetë diskutuar mes Corsinit dhe kryeministrit shqiptar, e po ashtu, as se çfarë ndërhyrje ka bërë kryeministrja italiane Georgia Meloni lidhur me rastin.

Lajme të tjera |  Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana (Pamjet e aksidentit)

Pas publikimit të lajmit, një reagim ka ardhur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet se ka pasur një telefonatë me tone të larta me Corsinin, duke theksuar se e vetmja gjë që ka ndodhur, ka qenë një kërkesë e tij për të zhvilluar një bisedë telefonike me drejtuesin e RAI-t.

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë,”-tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Lajme të tjera |  “Shqipëria, e lirë dhe e mirë” - Ish-ushtaraku amerikan tregon pse zgjodhi vendin tonë për të jetuar me familjen

Të dielën, Report në “Rai3” arriti të bënte zhurmë në të dy vendet pas një analize për marrëveshjen e emigrantëve. Sipas tyre, garanti i kësaj marrëveshje është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. Agaçi përshkruhet në dokumentar si avokat i disa trafikantëve të drogës në Itali, ndërsa zbulohet edhe një episod i cili pas transmetimit është cilësuar si korruptiv, ai i lidhur me Fabrizio Lisin, ish-shef në Guardia di Finanzia, të cilit trafikanti shqiptar Artur Shehu i dhuroi 30 hektarë tokë buzë detit, përmes ndërmjetësimit të Agaçit. Vetë Agaçi i quan gjetjet e gazetarëve italianë shpifje, ndërsa paralajmëroi padi për programin.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us